Fillon “pastrimi” te Shkëndija, largohet Krleski

Kryesia e klubit ka vendosur që me marëveshje të dyanshme të ndërpresë bashkëpunimin me Deni Krleski-n, duke liruar nga obligimet maqedonasin me pasaportë zvicerane. Anësori erdhi këtë verë si përforcim në skuadër, mirëpo pasi nuk arsyetoi pritjet e krysesisë dhe stafit teknik ndarja ishte e pashmangshme.

Vetë Krleski ka pranuar se nuk është në maksimumin e mundësive të tij dhe pa problem është dakorduar për ndërprerje të parakohëshme të kontratës.

Ai në mënyrë miqësore është përshëndetur me kryesinë, stafin teknik dhe bashkëlojtarët, teksa tani më është kthyer në vendëlindjen e tij në Zvicër.

Ndërkohë drejtuesit dhe stafi teknik kanë kërkuar nga skuadra të impenjohet maksimalisht në ndeshjet e mbetura deri në mbyllje të stinorit vjeshtor, për të mbajtur hapin me ekipet e kreut të tabelës.

Lajme të ngjashme

Back to top button