“Klubi i masakrës”, biznes i babait të këngëtares Zajmina Vasjari (Foto)

Një masakër e vërtetë ndodhi mëngjesin e së martës në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet. 4 persona u vranë në orën 04:21 të mëngjesit në lokalin “Ante Grand”, i ndodhur në Rrugën e Elbasanit, i njohur ndryshe si “Xhelua”. Po kush është “Xhelua”? Lokali i natës në Rrugën e Elbasanit punohet nga Xhelo Vasjari, babi i këngëtares së njohur Zajmina Vasjari. Xhelo Vasjari i bie klarinetës për klientët e tij, që zakonisht nuk janë klientë të zgjedhur. Tek “Ante Grand” shumica e klientëve janë studentë apo dhe nga zona e periferike të kryeqytetit (zakonisht nga zona e Saukut). Në këtë lokal nate të fshehur për nga vendi ku ndodhet, në një bodrum, si karrem për të tërhequr klientët janë disa kërcimtare. Mes këtyre ka dhe vajza të mitura të moshës 16 vjeç që shoqërojnë në kërcim klientët, apo duke pirë alkool bashkë me ta, për të rritur kështu dhe fitimet e lokalit. Zakonisht policia bën kontrolle të në këtë lokal nate por shumica e atyre që ndodhen brenda dhe që janë në rrezik i shpëtojnë kontrollit pasi rroja e “Ante Grand” është një ish-oficer policie në Komisariatin numër 1 dhe sigurisht lidhjet e vjetra nuk janë prishur. Shtetasi italian, Giampaulo Azzola, ishte një klient i rregullt i “Ante Grand” ku shpesh e frekuentonte këtë vend për të konsumuar ndonjë gotë alkool si dhe për të kërcyer nën tingujt e muzikës popullore dhe tallave.   babai zajmines 1 babai zajmines 2 babai zajmines 3babai zajmines 4

Lajme të ngjashme

Back to top button