Shënime për populizmin: Truproje me disertacione doktorature

Рефлексии врз минатото и иднината. Отсјај на сонцето од туба, дел од музичкиот ансамбл на Универзитетот на Минесота во истоимената држава во градот Морис, САД. Снимено во текот на дипломската церемонија. Фото: Nic McPhee, 2010

Reflekse nga e kaluara dhe e ardhmja. Reflektimi i shkëlqimit të diellit nga një instrument, pjesë e ansamblit muzikor të Universitetit të Minesotës në nga i njëjti shtet federal qyteti Moris, SHBA. E fotografuar gjatë ceremonisë së diplomimit. Foto: Nic McPhee, 2010

Nga arsimi kërkohen rezultate, dhe jo koncentrim mbi procesin. Kështu forcohen principet e dëgjueshmërisë, lojalitetit dhe besimit të plotë, e cila është receta për sukses social në Maqedoninë e sotme. Këtu pak, as edhe në konferencë për shtyp nuk lejohen pyetje, e ku më në procesin arsimor!

 

Shkruan: Sasho Ordanovksi

Gjithmonë më ka magjepsur obsesioni i z. Nikolla Gruevskit me sistemin arsimor të Maqedonisë. Kur flitet për arsimin e këtushëm, Gruevski, me vështirësi është fshehur pas diskursit të reformave teknokratike, buron një zemërim, një varshmëri e ku njeriu ndihet autsajder në institucionet e arsimit në Maqedoni veçanërisht në institucionet e arsimore të Shkupit. Ndoshta mund të jetë si rezultat i përvojës së tij të deritanishme të dobët, bile rezultatit nënmesatar arsimor të arritur në ato institucione. Prezantimi bashkëkohor i punimit të magjistraturës së tij në ASHAM duheshe të jetë sinjal i qartë për qëllimin e tij, që ta nënçmojë komunitetit akademik të këtushëm dhe sistemin, me çka si duket arriti sukses. Sa për ilustrim për këtë, shikoni frustracionin që del nga secila fjali e Gruevskit kur kjo temë është në pyetje:

“Testimi ekstern në shkollat e mesme është fillimi i fundit të erës me të cilën mbretëronte vlerësimi i padrejtë e cila filloi si trend në vitet e nëntëdhjeta, bashkë me tranzcionin dhe pasanikët e ri, të cilët mos përkushtimin e zhvillimit të fëmijëve duan ta kompensojnë dhe ta blejnë me përmirësimin e notave të tyre nëpërmjet presioneve ndaj mësimdhënësve dhe profesorëve kundrejt atyre që nuk kanë pasur një fuqi të tillë, që të gjithëve t’ju shënojnë nota të larta.” (Intervistë me Gruevskin për Netpres, 07.07.2013)

 

MËSIMI PATRIOTIK I POPULLIT

Me një qasje të tillë të ngarkuar ideologjike,  reforma e nevojshme arsimore nuk mund të keët sukses. Lideri jonë populist veten e sheh në një format të madh historik, dhe nuk mund të bëjnë çfarëdo lloj reforme, por vetëm të tillë që historia e popullit e ndanë në “erën para tij” dhe “era pasi ai ka ardhur qeverisje” – para tij ka pasur “mospërkushtim në zhvillimin e fëmijëve” nga ana pasanikëve korruptuar, kanë ble nota, të zakonshme kanë qenë presionet ndaj mësueseve dhe profesorëve dhe ndaj atyre të cilat nuk kanë pasur fuqi … Gjegjësisht, roli rilindas në dhjetë vitet e fundit duheshe nga Maqedonia të bëjë “tigër ballkanik arsimor”, sipas të njëjtave metoda populiste të zbatuara edhe në sferat tjera: problemi është llocuar në elitën arsimore maqedonase përtace, të korruptuar, mbrojtëse dhe tradhtare, e cila duhet të shkatërrohet, të nënvlerësohet, të lustrohet dhe të arrestohet, që të zëvendësohet me të rrenë, me racën me gjak të ri, vmrovcët e arsimuar të cilat vijnë nga populli dhe të cilët do të punojnë me përkushtim, ndershëm dhe në mënyrë patriotike për mësimin e popullit, duke shpërndarë  kauzën se puna ju bënë të lirë! Për tri-dyzet milion euro në mënyrë të pa korruptuar u blenë mijëra kompjuter, janë përkthyer qindra tituj nga libra “bashkëkohor” (pasi deri atëherë, turp na qoftë, është mësuar libra të prapambetur, jomodern, dhe jo nga përkthimet e tanishme të ndritshme), u hapën fakultete nëpër fshatra dhe paralagjet që për 97% të maturantëve shkollave të mesme të regjistrohen në studime universitare dhe Maqedonia në aspektin arsimor tash më duheshe të jetë krah për krah me suksesin botëror të versionit tonë “doing business”…

Por, ja që nuk ndodhi kështu. Vetë Gruevski jo kohë më parë pranoi se “kemi fakultete, bile edhe universitete  të tëra ku kalueshmëria e studentëve pa njohuri ose pa njohuri të mjaftueshme, ku ju vihen nëntëshe dhe dhjetëshe secilit, pa marrë parasysh kush sa ka mësuar. Kjo, nuk është e shëndetshme për një shoqëri. Kjo është të bërrit dëm vetë studentëve. Ata bëhen, në një mënyrë invalid në njohuritë  e tyre.” Falë reformave arsimore, erdhën deri në atë gjendje që shoferët dhe truprojat e ministrave të doktorojnë para ministrave të cilët i vozitin në shkollat e natës të doktoratës.

 

Ова не е активно училиште. Ова е музеј – и тоа отворен уште од пред 39 години во гратчето Дадли, Вест Мидландс, Велика Британија. Училиштето е основано во 1842 година. Вака како на фотографијава изгледало во 1912 година. Фото: Black Country Living Museum - St James's School, 2011

Kjo nuk është shkollë aktive. Kjo është muze – edhe atë i hapur para 39 viteve në qytezën Dadli, Vest Midlands Britani e Madhe. Shkolla është hapur në vitin 1842. Kështu si fotografi është dukur në vitin 1912. Fото: Elliot Brown, Black Country Living Museum – St James’s School, 2011

“Në erën e Gruevskit”, të gjitha nivelet e arsimimit në Maqedoni japin rezultate më të këqija, rriten veset (veçanërisht narkomania) në mes të rive (për zhvillimin e të cilëve, më parë a nuk ka munguar “përkushtimi”!), tash më shumë të ri se më parë ardhmërinë e shohin jashtë atdheut, standardi studentor është i vobektë, si dikur, literatura bindshëm më e lexuar janë biltenet nga bastoret, kurse diplomat nga fakultetet e “dispezuara” të Gruevksit nuk vlejnë as edhe pesë para  në tregun e punës vendor e lere më në tregun ndërkombëtar …

Zgjidhja? Ka: do të futen testimet ekstreme dhe provimi shtetëror për studentët në vitin e dytë dhe të katërt të studimeve. Si dhe secili duhet ti lajë duart para se të hyj në ligjërata.

Braos!

 

Rezultati (nuk) është më i rëndësishëm se procesi

Në një matricë klasike populiste politike – gjegjësisht, ideologjikisht e afërt me disa shkolla socialiste të të menduarit  –  Gruevski e kupton shtetin si mekanizëm të madh për krijimin, dhe jo për shpërndaje  të burimeve dhe fuqive shoqërore. Shteti ka rol shoqëror komandues, ai është “alfa dhe omega” në të gjitha sferat shoqërore dhe mekanizmi për “përzierje” së plastelinës shoqërore sipas dëshirës së qeverisë. Në këtë kuptim, arsimimi instrumenti organizues afatgjatë për kthesën e mentalitetit të popullit. Kjo duhet të krijojë qytetarë lojal dhe të dëgjueshëm. Gruevski mendon se qëllimi bazik i të studiuarit që studentët të fitojnë me njohuri konkrete uniforme, dhe jo me metodologji shkencore e cila do t’ju ndihmojë të kërkojnë njohuritë – por, pikërisht të nxënit e njohurive  është principi qeverisës i arsimimit përmendësh cili mbretëron me shkollat dhe fakultetet tona (i cili, në fakt është subjekt i blejë-shit nota), për arsye se të nxënit e metodologjisë nënkupton zhvillim të të menduarit kritik, kreativitet tek nxënit dhe studentët të cilët do ti shtyj më shumë të përqendrohen në aftësinë që të debatojnë, të parashtrojnë pyetje, se sa të memorizojnë përgjigjet.  Nga arsimimi kërkohet rezultate, dhe jo përqendrim mbi procesin. Kështu forcohen principet e dëgjueshmërisë, lojalitetit dhe besimit të plotë, e cila është receta për sukses social në Maqedoninë e sotme. Këtu pak, as edhe në konferencë për shtyp nuk lejohen pyetje, e ku më në procesin arsimor!

 

Од 100 до 125 студенти, меѓу кои и такви во седмата или осмата деценија од животот го посетуваат 6-неделниот курс во школата за основи на медицината „Christiana Care Mini-Medical School“ во Севрен Вилмингтон, сојузна држава Делавер, САД. Еден од учесниците вели: „Јас сум доживотен ученик. Учењето ги држи мозочните ќелии активни.“ Би било одлично кога вака би размислувале повеќе наши сограѓани и овде во Македонија. И тоа особено оние кои се платени за таквата активност. Фото: Christiana Care, 2011

Nga 100 deri 125 student, në mes të cilave edhe të tillë në decenien e shtatë apo të tetë të jetës të cilët ndjekin kursin 6-javor në shkollën për bazat e medicinës “Christiana Care Mini-Medical School” në Vilmingtonin Verior, shteti federal Delaver, SHBA. Njëri nga pjesëmarrësit thotë: “ Unë jam nxënës i përjetshëm. Të mësuarit i mban qelizat e trurit aktive.” Do të ishte e shkëlqyeshme nëse edhe këtu në Maqedoni do të mendohej kështu. Veçanërisht nga ata të cilët paguhen nga qytetarët për një aktivitet të tillë. Foto: Christiana Care, 2011

 

Në fakt, kur jemi te konferencat për shtyp, merrni për ilustrim të mësuarit të gazetarisë në nivel universitar në Maqedoni: nga themelimi i Fakultetit për gazetari në UKIM , para 35  viteve, deri sot, mbi njëmijë të diplomuar kanë marrë kualifikimin  gazetar profesional; Në shkollën e lartë për gazetari pranë Institutit maqedonas për mediume, si dhe nëpërmjet vet aktivitet e Institutit, në 13 vitet e fundit në trajnime apo seminare të ndryshme kanë kaluar mbi 1.200 gazetar vendor; kush e di edhe nëpërmjet sa universitete tjera kanë kryer këtë profesion, dhe deri tash së paku nja 50 gazetar kanë fituar gradën shkonte magjistër dhe së paku dhjetëra të tjerë kanë doktoruar në fushën e gazetarisë …rezultate formale për respekt! Çka? Profesioni i gazetarisë, në kuptimin moral dhe profesional, ndoshta kurrë më parë nuk ka qenë në nivel më të ulët në Maqedoni, nga ku gjendet sot, ndoshta nga koha e Jordan Haxhi Konstantinov – Xhinot dhe Partenie Zografski,nga mesi i shek XIX. Në këtë sferë të arsimit reformat – dhe jo vetëm arsimore – ndoshta kanë dhënë rezultatin më dashur të qeverisë.

 

Reformimi i reformave

Gruevski nuk ka guxim – ndoshta edhe mendje  – të pranojë se kush është fajtor për rezultatet e dobëta nga reforma e tij politike një dekadshe në arsim. I bindur se reformat janë mirë të menduara, ai në mënyrë natyrore mendon se  problemi i tyre është zbatimi i tyre dhe si në mënyrë rilindëse “ti shiten” publikut. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se do të ndiqen “elementet subversive” të cilët i ndalin reformat, do të vendos kontrolle të jashtme në të gjitha nivelet e dijes, do të promovohen dënime më të ashpra dhe mekanizma sanckioni,  do të shkaktohet frikë edhe më e madhe për dikë që të kërkojë diçka që duhet – në një fjalë, do të rritet  presioni mbi sistemin që të jep rezultatet e përshkruara në reformën e qëllimshme të Byrosë Politike. Plus do të punësohen nja njëmijë mësues dhe arsimtar, të shkolluar në arsimimin e reformuar vero-ist. Kurse fundi i reformës së suksesshme do të publikohet kur do të largohet Fërçkovksi nga Juridiku.

Gati pas një dekade qeverisje nga VMRO tani mund të thuhet se shumica e reformave në sektorët kyç në shtet nuk i japin rezultatet e dëshiruara për progres. Kush është fajtor? Dihet – të gjithë, përveç Gurevskit dhe reformatorët  e tij. A mund ti kujtoni të gjithë ministrat të cilët na kanë reformuar shëndetësinë apo arsimin, për shembull? Tash, reformat reja që paralajmërohen kanë për qëllim që ti korrigjojnë rezultatet e dobëta nga reformat që vetë i zbatuan. Ja, të themi a mund të emetohen incizimet nga promocionet pompoze televizive nga reformat paraprake dhe ju garantojë se askush nuk do ta hetojë ndryshimin. Për arsye se reforma e cila me të vërtetë është e nevojshme për Maqedoninë ende nuk ardhur në rend dite.

Lajme të ngjashme

Back to top button