Benzema i jep fitoren Realit, Gashi shënon për Baselin (Video)

Ashtu sikurse pritej, Real Madridi ka arritur të shënojë fitore në përballje me Liverpoolin.

Mbretërit triumfuan 1:0 kundër The Reds, për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Karim Benzema (27’) shënoi golin e vetëm të vendasve në këtë sfidë, pas asistimit nga Marcelo.

Tani Reali ka 12 pikë në pozitën e parë, teksa Liverpooli mbetet e treta me tre pikë, aq sa ka edhe Ludogorets.

Kjo e fundit u mposht thelë nga Baseli, 4:0. Embolo (34’), Gonzalez (41’), Shkëlzen Gashi (59’) dhe Suchy (65’) shënuan golat e këtij triumfi të zviceranëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button