100 vjet Sulltanë Qafa (FOTO)

Me rastin e 100 vjetorit të masakrës serbe mbi popullatën shqiptare në fshatin Qafë të Gostivarit, sot në po atë fshat, Komuna e Gostivarit dhe ajo e Kërçovës organizuan një manifestim madhështor për të shënuar këtë ditë.

Simbol i këtij përvjetori në këto anë është heroina e asaj beteje, Sulltana e Qafës, e cila zen një vend të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar.

Me këtë rast, doktori i historisë, Ilmi Veliu, tha se edhe më herët kemi pasur manifestime për të rënët e Qafës por ky manifestim është i një rëndësie të veçantë sepse është organizimin institucional mes dy komunave tona.

Më tej ai shtoi: “Qafa është fshat me histori Ilire dhe përgjatë shekujve, askush nuk ka arritur të ja ndryshojë emrin. Sot është kufiri midis Kërçovës dhe Gostivarit. Në Iliri ka qenë kufiri mes Dardanisë dhe Penestisë kurse më vonë mes Vilajetit të Kosovës dhe Manastirit.”

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, tha: Pikërisht  përpara 100 vitesh, ishte koha kur vendit tonë ju shtua një heroinë përpara të cilës, sot, të gjithë në shprehim nderime. Ajo është frymëzim për ne. Kjo histori i takon shekullit të kaluar, por ne jemi shekulli që do ta përjetësojmë kujtimin e dëshmorëve të asaj kohe.” – tha Dehari.

Fjalën e mori edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili tha: “Ky katund ju takon dy komunave, të Gostivarit dhe Kërçovës dhe është krenaria jonë. Ne si popull jemi shumë i vuajtur. Nuk ka shtëpi shqiptare që nuk është dëmtuar nga armiku. Por jemi kombi më i vjetër, më i ditur dhe më i ndritur. Sulltana nuk duroi padrejtësinë dhe u bë heroina jonë, heroinë e të gjithë popullit shqiptar. Ne premtojmë që gjithë jetën do të punojmë për realizimin e amanetit të dëshmorëve.” – shtoi Bejta.

Fshati Qafë, me territor, i takon Komunës së Gostivarit kurse ka veshjet dhe traditat e qytetit të Kërçovës. Sot në këtë fshat nuk jeton askush për shkak të largësisë së madhe që ka nga të dy qytetet. Aty kanë mbetur vetëm shtëpi të vjetra dhe rrënoja muresh. 

Mes tyre është edhe shtëpia e Mazllamit, babait të Sulltanës, në oborrin e të cilës ka ndodhur masakra. Sipas historisë, në kohën që ushtria serbe ka marrë peng dhe ka masakruar burrat e fshatit përpara grave dhe fëmijëve të tyre, Sulltana ka ndërhyrë duke vrarë me gërshërë disa prej tyre. Nga ajo shtëpi tashmë kanë mbetur vetëm muret e rrënuara dhe një hapësirë e rrethuar me drurë dhe shkurre.

Lajme të ngjashme

Back to top button