USHT hesht për skandalin me studentët

Heshtje nga autoritetet e Universitetit Shtetëror të Tetovës lidhur me mbajtjen peng të studentëve që shpërndanin fletushka një ditë më parë dhe konfiskimin e indekseve. Sekretari i Përgjithshëm Adem Beadini, fillimisht tha se do të prononcohet, por më pas u bë i pakapshëm, njofton Alsat-M.

Ditën e hënë, disa studentë shpërndanë fletushka në të cilat radhitnin një sërë çështjesh dhe pyetje drejtuar Rektoratit dhe Parlamentit Studentor.  Ata kërkojnë ri-formimin e Parlamentit Studentor dhe largimin e Shaban Arsllanit, i cili mban postin e kryetarit prej më shumë se 6 vjetësh, pavarësisht se statuti universitar parashikon vetëm 1 mandat 4 vjeçar.

Pas këtij veprimi, studentët u ndaluan nga sigurimi i Universitetit dhe u mbajtën peng për më shumë se një orë. Dyve prej tyre iu konfiskuan indekset. Edhe mediat u penguan të raportonin.

LEXO më shumë 

“Garda” e USHT-së, kërcënon Organizatën e Pavarur Studentore
Studentët e USHT-së, shmangin direktivat nga lartë, formojnë Organziatë të Pavarur
Taksa prej 100 denarëve, USHT nuk ka vendim për studentët që nuk kanë paguar
USHT: Parlamenti Studentor, jo funksional, kryetari i tij askund!
Protestojnë studentët e USHT-së në Shkup (FOTO)
Abdyl Shaban Arsllani

Lajme të ngjashme

Back to top button