Detaje të vrasjes së 4 personave

Zbardhen detaje të vrasjes së 4-fishte në Rrugën e “Elbasanit”, me autor të dyshuar të arrestuarin Konstandin Xhuvani, djali i deputetës socialiste, Luiza Xhuvani.

ABC News ka mësuar nga grupi hetimor i prokurorisë dhe policisë së Tiranës, se se Xhuvani, u kap pak minuta pas ngjarjes duke u larguar në këmbë 70 metra nga vendi i krimit, madje i beri rezistence uniformave blu. Po keshtu policia ka arrestuar pak metra nga lokali edhe dy shokët e Xhuvanit, Erald Sida dhe Albano Ballcaj, ky i fundit i aferm i viktimes, Arbër Demiri. 

Mësohet se gjithçka ka ndodhur rreth orës 4:20 minuta të mëngjesit, kur katër shokët Xhuvani, Demiri, Ballcaj dhe Sida ndodheshin në një tavoline në barin “Ante Grand” në rrugën “Elbasanit”. Në te njejtin lokal, në tavolinën pranë tyre kanë qenë dy viktimat Edison Jaho dhe Enea Xhaj. Këta të fundit, mësohet se janë përplasur me 4 të rinjte, të cilëve u kanë kërkuar lëndë narkotike, pasi ata po konsumonin në tavolinë. Pas shkëmbimit të fjalëve fyese, situata ka degjeneruar në përleshje, dhe Xhuvani ka nxjerrë armën, ka kërcënuar dy viktimat Jaho dhe Xhaj, dhe ndaj njërit prej të cilëve, ka shkrepur 6 plumba. Ky ka qenë momenti, ku ka ndërhyrë shoku i Kostandin Xhuvanit, Arbëri, i cili mendohet te jete vrare nga i njejti plumb tejshpues që kishte marrë jetën e njërit prej dy viktimave. Nga shkëmbimi i zjarrit, dyshohet se ka marrë një plumb në gjoks shtetasi Italian, Paolo Azzolo, i cili ishte në një tavolinë me pronarin e lokalit. 

Dy viktimat Jaho dhe Xhaja, policia i ka gjetur pranë portës së lokalit, ku dyshohet të jenë qëlluar duke tentuar të largohen. Shtetasi Italian ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, ndërsa Arbër Demiri u gjet brenda makinës tip “Benz”, ku shokët e tij Ballcaj dhe Sida, po tentonin ta dërgonin drejt Spitalit. 

Sipas policisë, Sida dhe Ballcaj pasi kanë vënë në makinë shokun e tyre Demiri, kanë tentuar të largohen me vrap, por janë arrestuar nga policia. Xhuvani u kap pranë Fakultetit Ekonomik, duke ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka gjetur pistoletën e tij pa plumba, pasi të gjithe i kishte shkrepur në lokalin ku mbetën të vrarë 4 personat. 

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 9 dëshmitarë, që ndodheshin në lokal, mes tyre pronarin, kamarierët dhe pjestarët e grupit muzikor. Hetuesit thonë se për zbardhjen e mekanizmit të ngjarjes, ka ndihmuar edhe dëshmia e Albano Ballcaj, i cili ka treguar me detaje dinamikën e situatës. 

Brenda në lokal,veç viktimave policia ka gjetur 6 gëzhojat dhe një pistoletë me 7 plumba brenda, që mendohet të ketë qenë e viktimës Demiri, i cili nuk ka shkrepur armën. Sipas policisë Demiri dhe shtetasi Italian janë vrarë pa dashje nga Xhuvani, pasi objekt i sulmit, kanë qenë dy viktimat Edison Jaho dhe Enea Xhaji.

Burimet bëjnë të ditur, se Xhuvani ishte në kërkim edhe për një ngjarje në Gjirokastër, ku ka tentuar të vrasë shtetasin E.Gashi, i cili ka bërë kallëzim për kanosje. 

Lajme të ngjashme

Back to top button