Izairi premton: Nëse pas gjashtë muajve nuk ka ndryshim, do mbyllet Jugohromi

Ministri i Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Nurhan Izairi sot ishte në Tetovë në Forumin për ndryshime klimatike në Universitetin e Evropës Juglindore. Në një deklaratë për mediat ai tha se Ministria e Ekologjisë do ta përcjell punën e Jugohromit brenda këtyre gjashtë muajve dhe nëse nuk ka lëvizje të dukshme rreth kësaj qeveria do ta mbyll këtë fabrikë. Ai tha se do të bëhet një analizë pas mbylljes së dy furrave të Jugohromit, me të cilën do të saktësohen cilat janë elementët ndotës të ajrit dhe sa është përqindje e tyre.

“Ne si ministri kemi propozuar që të mos i shtyhet afati, mirëpo siç thash qeveria bie vendime duke pasur parasysh edhe aspektet sociale, ekonomike e kështu me radhë dhe përfundimisht solli ashtu siç e solli vendimin. Qeveria i ka dhënë afat edhe gjashtë muaj që të mund të punojë intensivisht për këtë, ndërkohë që brenda këtyre gjashtë muajve ministria që unë drejtoj, fuqimisht do e përcjellë planin operativ dhe të jeni të bindur se pas gjashtë muajsh nëse nuk ka lëvizje të dukshme rreth kësaj qeveria do e mbyll”, tha sot Izairi.

Ai tha se i përkrah protestat e gjithë atyre që janë kundër ndotjes së ajrit.

“Unë i respektoj të gjithë zërat, i respektoj të gjithë ata që shprehin revoltë dhe njëkohësisht që shprehin brenga për ndotjen e ambientit dhe ajrit në Tetovë. Edhe unë jam njëri nga ata që kam brenga të fuqishme por Jugohromi nuk është njëra prej brengave. Ne duhet të ulemi të gjithë të ulemi dhe t’i detektojmë” tha ai.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Tè njejten kenge jemi duke e ndegjuar cdohere para zgjedhjeve , qe disa vjetè. JU JENI HIPOKRITA.

Back to top button