Nënshkruhet deklaratë për Lirinë e mediave

Deklarata për promovim të qëndrimeve principiele për arritjen e lirisë së mediave të garantuar me Kushtetutë, është me rëndësi të veçantë për rregullimin e sferës mediale. Deklarata është një dokument i cili buron nga vet mediat i cili sot u nënshkruajt nga disa media dhe organizata mediale në Shkup. Iniciativa për nënshkrimin e këtij dokumenti erdhi nga organizata Transparensi Interneshenell-Maqedoni në kuadër të projektit të tyre për përkrahje të mediave të pavarura në Maqedoni të mbështetur nga OJQ britanike ERIS dhe nga BE-ja.

Kryetari i shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani tha se me anë të cenimit të së drejtës së shprehjes, drejtpërsëdrejti cenohen parimet themelore të demokracisë së një vendi.

“Kjo deklaratë është me rëndësi pasi që do të na jep edhe një mundësi që së bashku të veprojmë në rastet kur bëhet fjalë për interesin tonë të përbashkët me qëllim që të nxisim vullnetin politik te ata që marrin vendime të ulen dhe ti zgjidhin problemet” tha mes tjerash Selmani duke theksuar se Qeveria nuk ka të drejtë ta cënojë lirinë e shtypit.

“Më vjen mirë që ju vet si gazetarët dhe si organizatat mediale vendosët të qëndroni pas kësaj iniciative. Deklarata është e krijuar nga ju, nga vet brenda gazetarisë dhe ky është përfitimi më i madh dhe vlera më e madhe e saj” tha mes tjerash drejtoresha e TI-Maqedoni, Sllagjana Taseva.

Lajme të ngjashme

Back to top button