Zyrtare: Alonso bëhet i McLarenit

Tani është zyrtare. Fernando Alonso do të garojë për McLaren, duke nisur nga sezoni i ardhshëm në Formula 1.
Lajmi bëhet i ditur nga BBC, që gjithashtu ka zbuluar detajet e kontratës mes pilotit spanjoll dhe skuderisë britanike.

Fernando Alonso, që i kishte paraprirë largimit nga Ferrari pas një aventure 5-vjeçare do të jetë piloti kryesor i McLaren.
Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të fitojë 35 milion euro.

Një tjetër klauzolë në kontratën e pilotit spanjoll parashikon rinovimin edhe për një tjetër vit në bazë të rezultateve që do të arrijë me skuderinë e re.

Lajme të ngjashme

Back to top button