Beogradi nuk ia ka konfirmuar vizitën Edi Ramës

Edhe pse Edi Rama ka insistuar që ta vizitojë Beogradin, shteti serb akoma nuk ia konfirmuar vizitën kryeministrit.

Pala shqiptare ende nuk e di agjendën e kësaj vizite që ishte planifikuar për 10 nëntor. 

Gjasat janë që edhe kjo datë të dështojë, ndonëse faktorindërkombëtar po bën çmos që takimi të realizohet.

Gazeta Express ka mësuar se edhe përkundër faktit se me 10 nëntor është paracaktuar vizita eKryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd, zyrtarët serbë edhe më tutje po e mbajnë të parin e ekzekutivit shqiptar në terr informativ.

Nga ana tjetër, edhe faktori ndërkombëtar është futur në këtë lojë, duke bërë presion tek palët, që vizita të kryhet dhe marrëdhëniet mes dy shteteve të ç’tensionohen

Lajme të ngjashme

Back to top button