Do të mbyllet Radio Evropa e Lirë për Ballkanin

Një nga programet që nuk gjenden në propozim-buxhetin e ri që i është dorëzuar Kongresit amerikan është edhe Programi i Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase. 

Organi i autoriteteve amerikane nëpërmjet të të cilit financohet puna e Radios Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, BBG, konfirmon se është paraparë të mbyllet Radio Evropa e Lirë për Ballkanin, ndërsa nët ë ardhmen do të financohet vetëm Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase. 

“Akoma nuk është sjellë vendim definitiv. Por, kushtet buxhetore janë shumë të vështira, dhe duhet të merren vendime të rënda. Eliminimi i shërbimit ballkanik të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria është propozuar për shkak të mjeteve të kufizuara financiare për vitin fiskal 2014. Është propozuar që Radio Evropa e lirë ta ndërpresë funksionimin në Ballkan, ndërsa Zëri i Amerikës do të mbetet me prezencë të fuqishme derisa mediat lokale të zhvillohen më mirë”, deklaroi Leticia King, drejtoreshë për çështje publike e BBG-së.

Përveç në Maqedoni, Radio Evropa e Lirë në Ballkan ka programe edhe në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe të gjitha këto poashtu ballafaqohen me mbyllje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button