Mot me diell dhe vranësira të vogla

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe erë të dobët juglindore. Paradite do të ketë mjegull mëngjesi përgjatë Vardarit dhe nëpër disa fushëgropa. Temperatura do të lëvizë prej 12 deri 17 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me temperaturë deri 14 gradë Celsius.

Vazhdon periudha e motit të thatë dhe stabil. Nëpër fushëgropa dhe luginat e lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullave dhe vranësirave të ulëta. Nga fundi i javës së punës pritet ndryshim i motit me përforcim të erës dhe reshjeve lokale të shiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button