“Dimri më i ftohtë në 100 vjet”!? Harrojeni këtë gënjeshtër!

Pothuajse çdo vit dalin rrëfimet për “dimrin më të ftohtë në 100 vitet e fundit”. Kjo ndodhi edhe sivjet, ndonëse meteorologët kanë njoftuar se dimri do të jetë i butë.

Qendra evropiane për prognoza afatmesme (ECMWF) ka paralajmëruar se sivjet dimri do të jetë i butë, se ftohjet priten nga fundi i nëntorit , ndërsa janari do të jetë pak më i ftohtë se mesatarja e me më shumë reshje se vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.

Pra, informatat janë dhënë pa verifikime. Sepse, temperaturat në përgjithësi po rriten, ndërsa që ky të jetë “dimri më i ftohtë në 100 vitet e fundit”, nëntori, dhjetori e janari duhet të jenë me temperatura tepër të ulëta, e këtë prognozat nuk e thonë.

Rrëfimet për “Dimrin siberian” janë demantuar nga Met Office në Britani.

“Nuk ka ende prognoza për dimër, pasi jemi ende në vjeshtë”, thonë nga ky institucion. “Pastaj, nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese për temperatura shumë të ulëta në të ardhmen e afërt”.

Lajme të ngjashme

Back to top button