Drejtuesi i katedrës së psikologjisë, maniaku që vrau familjen e tij

Një drejtues katedre i respektuar në Universitetin Milikin në Ilinois u zbulua nga një gazetar si vrasësi psikopat i familjes së tij, katër dekada më parë.

Zbulimi i publikuar në fundjavë në gazetën teksane “The Georgetown Advocate” tronditi jo vetëm 2 380 studentët e Departamentit të Psikologjisë e kolegët, për të gjithë opinionin publik amerikan.

Profesori 61-vjeçar, i raportuar si një prej më të zotëve dhe më të respektuarve prej studentëve, përpara se të ndryshonte identitet quhej James Wolcott.

Në vitin 1967, kur ishte 15-vjeçar, ai vrau prindërit e tij dhe motrën në banesën e tyre në Ilinois me një pushkë që ndodhej në shtëpi.

Profesori 61-vjeçar (majtas), i zbuluar si vrasësi 15-vjeçar, në foton e dytë, foto e bërë në vitin në të cilin vrau familjen e tij

Si rrjedhojë, 15-vjeçari, i cili bëri bujë në kohën e tij me krimin e përbindshëm, u burgos në një institucion psikologjik, nga i cili u lirua gjashtë vjet më vonë, duke ndryshuar identitet dhe nisur një jetë të mbajtur të fshehtë nga sytë e publikut.

I regjistruar në një universitet për psikologji, Wolcott arriti të ngjiste gradualisht shkallët e karrierës, deri sa u bë drejtuesi i katedrës së universitetit të tij, një njeri i respektuar nga komuniteti dhe kolegët, që ende e kanë të vështirë të besojnë zbulimin e bërë nga shtypi amerikan. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button