Mundo Deportivo: Kabashi iku nga spastrimi serb, tani talent i Barҫës

E përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo, ka shkruar në numrin e sotëm për nëntë talentët e Barcelonës, të cilët po hetohen nga Federata e Futbollit të Spanjës.

Kjo e fundit po i heton kalimet e tyre te Barcelona, pasi dyshon për marrëveshje jo të rregullta.

E, në mesin e këtyre talentëve është edhe kosovari, Labinot Kabashi. Për këtë të fundit, El Mundo Deportivo shkruan: “Ai u lind më 28 shkurt 2000 në Skënderaj në një vend të banuar tërësisht nga shqiptarët, vendi më i varfër në shtet dhe vetëm pak muaj para se të fillonte lufta në Kosovë.

Spastrimi etnik i kryer nga forcat serbe rezultoi në një migrim masiv të njerëzve në vendet fqinje. Me këtë rast, Kabashi më vonë përfundoi në Kataloni”, shkruan kjo e përditshmje, duke e quajtur hetimin e federatës spanjolle si skandaloz.

Kjo e fundi po heton talentët me të cilët Barcelona ka nënshkruar e të cilët nuk janë të lindur në Spanjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button