Brenda ditës shtohen 13 shqiptarë pakësohen 8 maqedonas

Maqedonasi i fundit në territorin e  sotëm të Republikës së Maqedonisë do të vdesë në vitin 2466, përkatësisht pas 453 vitesh. Kjo do të ndodhë nëse vazhdon trendi i tanishëm që në çdo vit numri i maqedonasve të zvogëlohet, shkruan e përditshmja në gjuhën maqedonase “Dnevnik”.

Ajo përsërit se numri i maqedonasve etnikë është zvogëluar për 8 brenda çdo dite, përkatësisht që vetëm vitin që shkoi është regjistruar një numër prej 2838 maqedonasish më pak, nëse krahasohet numri i lindjeve dhe vdekjeve.

Gazeta shkruan se nëse vazhdohet kështu zhdukja e maqedonasve do të jetë e pashmangshme.

 Nga an tjetër, sipas të dhënave statistikore që publikon “Dnevnik”, numri i shqiptarëve brenda një dite rritet për 13, por q sipas gazetës ky trend nuk do të vazhdojë shumë gjatë, sepse sipas ekspertëve që ka konsultuar ajo, në të ardhmen pritet të barazohet nataliteti  tek shqiptarët dhe maqedonasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button