VLAN: Koalicioni është i qëndrueshëm

Liderët e VLAN-it kanë dalë me një qëndrim të përbashkët se koalicioni është i qëndrueshëm, i fuqishëm dhe se institucionet do t’i formoj shumica parlamentare e përbërë nga 4 partitë e koalicionit.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka paraqitur qëndrimin e katër partive duke e shprehur shqetësimin e tyre për mosthirrjen e seancës nga Flora Brovina, raporton RTK.

Ai po ashtu ka thënë se koalicioni vazhdon të jetë i bashkuar si më parë. I pyetur se a e mbështet Nisma për Kosovën takimet e marrëveshjet e koalicionit VLAN, Limaj tha se koalicioni është i bashkuar dhe do t’i udhëheq institucionet e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button