Xhevat Ademi harron se partia e tij është në Qeveri?

Vendimi i Qeverisë për t’ua shkurtuar jetën banorëve të Pollogut, përgjysmimi i kapacitetit të  kombinatit Jugohrom nuk zgjidh problemin me ndotjen e ajrit në rajonin e Tetovës thotë deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, prandaj paralajmëron mbështetje për çdo iniciativë të qytetarëve, njofton Alsat.

Ademi  i bën thirrje qeverisë që doemos të gjejë mënyrë për tu ballafaquar me të gjithë faktorët që ndotin ajrin në Tetovë.

Dy furrat të Jugohrom-it tanimë janë ndërprerë, pohojnë nga ministria e ambientit. 

Pse vallë Ademi harron se Qeveria është e përbërë edhe nga partia e tij, BDI? Me gjasë, në mungesë të reagimeve të opozitës e cila është në gjum dhe preferon ndotjen, Ademi merr rolin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button