Fyle i shkruan Thaçit: Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për të ardhmen e vendit

Komisionar për Zgjerimin Shtefan Fyle në prag të përfundimit të mandatit i ka shkruar një letër falenderimi kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit.

“Kur kam filluar si Komisioner i ngarkuar për politikën e zgjerimit pesë vjet më parë, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve të pranimit një vit më parë, dhe disponimi ynë ishte optimist. Unë e kuptoj se dështimi për këtë dhe rekomandimet e mëvonshme janë frustuese, dhe kam ngritur vazhdimisht shqetësimet e mia në këtë kuptim. Nëpërmjet Nivelit të Lartë të Dialogut që filloi në vitin 2012, ne u përpoq të ndihmojmë lëvizjen e përgjithshëm të procesit përpara”, thuhet në letrën e Shtefan Fyles.

Më tej në letrën e tij Fyle shkruan: “Në sajë të largimit, unë ende shoh sfida të rëndësishme, duke përfshirë një numër të reformave kyçe, përpara jush. Dialogu politik midis qeverisë dhe opozitës duhet të rikthehet në parlament. Të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për të ardhmen e vendit. Çështja e emrit duhet të trajtohen me energji të reja dhe bllokimi në fund të tejkalohet. I uroj vendin tuaj, dhe juve personalisht, të gjithë sukseset e mundshme në ndjekjen e mëtejshme të përpjekjeve tona të përbashkëta evropiane. Komisioni Evropian do të mbetet një partner i fortë dhe i besueshëm për vendin tuaj gjatë vazhdimit tuaj në rrugën e BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button