“Garda” e USHT-së, kërcënon Organizatën e Pavarur Studentore

Aktiviteti i Organizatës së Pavarur  Studentore në USHT është ballafaquar me obstruksionet e para nga sigurimi i Universitetit.

Ndalohen disa studentë të Universitetin Shtetëror të Tetovës të cilët kanë themeluar organizatën studentore të pavarur (OSP) e cila ka për qëllim ndryshime në punën e Parlamentit Studentor. Ata janë ndaluar për më shumë se një orë nga sigurimi i universitetit deri sa po shpërndanin  fletushka në të cilat ngiteshin një sërë çështjesh: A ekziston parlament studentor? Si është zgjedhur parlamenti studentor?  Kush janë anëtarët e parlamentit studentor? e kështu me radhë. Pas ndalimit nga sigurimi studentet janë thirrur nga Sekretari i USHT-së i cili dy studentëve u mori  indekset.
 
“OSP është organizatë studentore e cila do të bëjë aktivitete të ndryshme studentore aktiviteti i sotëm i yni që bëmë shpërndamë disa fletushka ku përmbanin disa pyetje dhe kërkesa. Pas përfundimit të aktivitetit na thirrën zyrtarë të USHT-së , kishim takim me sekretarin e USHT-së  ku i shpalosëm kërkesat se çfarë mendojmë të bëjmë. Më pas na mori emrat e të gjithë anëtarëve të organizatës dhe dy indekse i ndaloi sekretari i USHT-së dhe na tha që do jemi që do jemi në kontakt sepse na tha që jemi duke i thyer  rregullat e USHT-së dhe për këtë mundë të shkojmë në komisionin disiplinor”, deklaroi Denis Raufi, OSP.  
 
Ndryshe, Organizata e Studentëve të Pavarur “OSP” synon ndryshime thelbësore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me qëllim që në USHT, të krijohet një Parlament Studentor i mirëfilltë, i cili nuk do të emërohet nga lartë, por do të zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta studentore dhe do të angazhohet për gjendjen e rëndë të studentëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, thuhet më tej në kërkesën e OSP-së

Lajme të ngjashme

Back to top button