Familja Markovski kërkon nga kryeministri edhe një obduksion të trupit

Familja e vajzës nga Prilepi Denisa Markovska tek kryeministri e shohin shpresën e fundit për zgjidhjen e fatit të vajzës së tyre 23 vjeçare për të cilën institucionet greke pohojnë se trupin e sajë e kanë gjetur në afërsi të ishullit Karpatos.

Familja kërkon nga kryeministri që të jep urdhër që Instituti për mjekësi ligjore të bëjë edhe një obduksion ADN trupit që do të transportohet në Maqedoni.

Familja Markovski ende nuk e kanë të qartë se pse Prokuroria e refuzon kërkesën e familjes për analiza plotësuese të AND-së edhe pse familja vet do ta paguajë shumën e të hollave prej 650 euro dhe gjithë procedurën.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button