Studentët e USHT-së, shmangin direktivat nga lartë, formojnë Organziatë të Pavarur

Studentët e Universitetit Shtetërorë të Tetovës të cilët synojnë të jenë të pavarur dhe jashtë direktivave nga lartë, kanë themeluar Organizatën e Studentëve të Pavarur. Në profiling e saj në Facebook, kjo organizat shpalos qëllimet e formimit të saj.

Në komunikatën e OSP-së, thuhet: Synojmëndryshime thelbësore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me qëllim që në USHT, të krijohet një Parlament Studentor i mirëfilltë, i cili nuk do të emërohet nga lartë, por do të zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta studentore dhe do të angazhohet për gjendjen e rëndë të studentëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre”.

Këtë mision OSP- pretendon ta bëjë përmes formimit teorik, kritikës së argumentuar, organizimit dhe veprimtarisë në terren si konfirmim i vullnetit për të qenë pjesmarës i çështjeve përparimtare.
OSP-ja beson se vetëm duke pasur arsimim publik të mirëfilltë shoqëria shqiptare do të jetë përgjithnjë në lëvizje dhe në emancipim të vazhdueshëm. Arsimimi publik është garanci që emancipimi shoqëroro-politik nuk do të ndalet asnjëherë”,  përfundon kumtesa e postuar në faqen e kësaj organizate në facebook. 

Lajme të ngjashme

Back to top button