Ditë të vështira për Dortmundin

Borusia Dortmund është në kolaps total. Skuadra e Jurgen Klopp është në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 7 pikë, ose thënë më mirë 17 më pak se sa lideri, Bayern Munchen.

Por kriza e Dortmund nuk është vetëm tek pikët. Klopp vazhdimisht po vuan me lëndimet e futbollistëve. Mats Hummels i është shtuar listës të lëndimeve. Hummels do të jetë për së paku 3 javë jashtë fushave.

Ky është starti më i dobët për Dortmund në 48 vitet e fundit. Poashtu shqetësues është fakti i të ardhmes të Marco Reus. Ylli gjerman thuhet se seriozisht po e mendon largimin në janar nga kjo skuadër.

Lajme të ngjashme

Back to top button