Rama: Do të turpërohesha nëse ngjarja e Beogradit do të ndodhte në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është rikthyer edhe një herë ngjarjeve të ndodhura gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, duke e cilësuar të turpshëm reagimin e autoriteteve serbe.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Rama shprehet se do të ishte ndjerë i turpëruar nëse incidenti i Beogradit do të kishte ndodhur në Tiranë. Në kë kontekst, kryeministri shqiptar tha se ndjen keqardhje që politika në Beograd u shpreh me një gjuhë urrejtjeje kundër popullit shqiptarëve dhe jo siç thekson ai të dënonte dhunën dhe racizmin e tifozëve.

“Jam vërtet i çuditur sesi një banderolë fluturuese mund të ngjallë një furtunë të tillë nacionaliste në një stadium futbolli. Më çudit edhe verbëria me të cilën reaguan mediat ndërkombëtare. Në vend që të përqendroheshin tek thirrjet raciste të 30 mijë njerëzve që bërtisnin ‘vrisni shqiptarët’, i thanë publikut se një flamur hodhi në erë gjithë takimin. E turpshme!”, shprehet kryeministri Rama, raporton Shqiptarja.

Sipas shefit të qeverisë, nëse një banderolë serbe do të ishte ngritur në Shqipëri, nuk do të kishte thirrje raciste nga shqiptarët për një banderolë, ndërsa shton se as qeveria që ai drejton nuk do të kishte akuzuar qeverinë serbe.

Rama nënvizon, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit Tomisllav Nikolliq, se as ai dhe kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani nuk do të kishin bërë deklaratat fyese ndaj popullit serb, nëse një rast i tillë do të kishte ndodhur në Shqipëri.

“Unë do të ndihesha keq për veten time si kryeministër i vendit në rast se forcat e sigurisë nuk do të arrinin parandalonin trazirat dhe të mbronin lojtarët në fushë, ku nuk do të kishte asnjë tifozët serbë. Ju e dini se nuk ka pasur tifozë shqiptarë? E para dhe më kryesorja, nuk do të akuzoja qeverinë e një vendi tjetër për diçka që i takon qeverisë sime. E dyta, ju siguroj se nuk do të ishte kënduar me kore raciste dhe asnjë lojtar nuk do të dhunohej me pretekstin se në stadium u ngrit një banderolë fluturuese. Dhe e treta, edhe nëse pranoj për hir të bisedës se gjithçka do të merrte një rrjedhë të tillë të dhunshme si në Beograd, as unë dhe as presidenti i Republikës nuk do të kishim mbajtur fjalime të tilla fyese kundër popullit serb siç bënë autoritetet e Beogradit me popullin shqiptar”, theksoi Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button