Zgjedhjet e separatistëve në Ukrainë, fitojnë rebelët

Rebelët kanë fituar pa shumë surpriza zgjedhjet e të dielës në Donetsk dhe Luhans. Këto votime janë cilësuar si pengesë e një procesi të brishtë të paqes nga ndërkombëtarët.

Votimet në territoret e kontrolluara nga luftëtarët prorusë, ose gjysma e rajonit të Donetskut dhe një pjesë e rajonit të Luganskut, konfiruan në funksionet e tyre aktuale krerët rebelë që erdhën gjatë verës në krye të lëvizjeve separatiste në lindje të vendit.

Në Donetsk, “kryeministri” i republikës së vetëshpallur të Donetskut (DNR), Alexandre Zakhartchenko, u zgjodh ?president? me 81,37 për qind të votave, sipas një sondazhi të realizuar pas hapjes së qendrave të votimit.

Në Luhans, tjetër bastion i separatistëve, ish-ushtaraku 50 vjeçar, Igor Plotnitski, shumë i bashkuar më të kaluarën sovjetike, u zgjodh gjithashtu me 63 për qind të votave, sikurse edhe formacioni i tij politik që ka maxhorancën në “parlamentin” e Luganskut./ Albanian Screen

Lajme të ngjashme

Back to top button