Capital T gati mixtape-in e ri

Capital T së shpejti do të publikojë mixtape-in e titulluar “SlumDogMillionaire” (SDM), pjesë e të cilit janë këngët si: “Go Hard”, “Hapat e Mi”, “Ballin”, e të tjera. Ndërsa, sa i përket gjendjes së tanishme të repit, në një intervistë për Tribuna, Trimi ka thënë se repi është ndër zhanret që dëgjohet më së shumti.

Trim Ademi, i njohur si Capital T, është njëri ndër reperët më të suksesshëm të estradës sonë muzikore. Kënga “Shopping” ishte kënga me të cilën Trimi debutoi në skenën muzikore. Dhe, së fundmi, ai ka sjellë një bashkëpunim me 2po2, me këngën “Posh”./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button