Shpërthimi në kufirin indiano-pakistanez, vdesin 55 persona

India dhe Pakistani kanë dënuar sulmin vetëvrasës në kufirin mes dy shteteve, i cili shkaktoi dhe vdekjen e 55 personave. Shpërthimi ndodhi afër një pike kontrolli të kufirit në Vagah.

Sulmi ka ndodhur, kohën kur qindra njerëz ishin duke u kthyer nga një paradë ushtarake në periferi të Lahores, ka bërë të ditur shefi i policisë provinciale, Mushtaq Sukhera Saeed. Kryeministri pakistanez Nawaz Sharif ka shprehur “pikëllimin dhe dhimbjen” e tij për këtë sulm.

Homologu i tij indian, Narendra Modi, ka dënuar sulmin duke e quajtur ‘tronditës’ dhe të ‘poshtër’. Sipas Radios Mashaal, disa grupe talibane kanë marrë përgjësinë e sulmit.

Ndryshe, masat e sigurisë janë rritur në të gjithë Pakistanin për të parandaluar sulmet e mundshme ndaj pakicës shiite, të cilët do të shënojnë vdekjen e Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, një prej figurave më të nderuara në Islamin shiit.

Lajme të ngjashme

Back to top button