Yll Limani së shpejti me videoklip të ri

Për publikun u bë i njohur pas suksesit të tij në talent show “The Voice of Albania”. Fjala është për njërin ndër zërat më të ri të skenës muzikore shqiptare Yll Limanin.

Ai iu fut hovshëm skenës muzikore. Pas kthimit nga Voice, i riu nga Prishtina nuk e la pas dore muzikën. Ai menjëherë filloi të punojë me këngën e tij të parë që u titullua “Shko” ku edhe mori pjesë në “Top Fest9”, transmeton Tribuna.

Pas disa paralajmërimeve të bëra nga vetë këngëtari në rrjetet e tij sociale, pritet që së shpejti Limani të publikojë edhe këngën e tij më të re. Ende nuk e dimë se për çka saktësisht është fjala, por që pritet të kuptohet në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Back to top button