Moti – Deri të premten shumë nxehtë, të shtunën shi

Sinoptikët alarmojnë, temperatura përvëluese deri të premten, mos dilni pa nevojë nga shtëpia.

Sot (e hënë) do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Maksimalja e ditës do të arrij 41 gradë Celsius, ndërsa UV indeksi 9.

Edhe në Shkup temperatura tropikale deri 37 gradë.

Të martën, mërkurën dhe enjten po ashtu temperatura tropikale deri 39 gradë.

Të premten na pret mot përvëlues deri 40 gradë me UV indeks 9.

Të shtunën dhe të dielën rënie e temperaturave. Do të bjerë shi dhe maksimalja e ditës do të arrij 30 gradë respektivisht 32 gradë C me UV 5. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button