Katalonia kërcënon Qeverinë e Spanjës

Njëri nga udhëheqësit e lëvizjes për pavarësinë e Katalonisë ja ka tërhequr vërejtjen qeverisë së Spanjës, ka kërcënuar me masa radikale, nëse Madridi zyrtar nuk bashkëpunon me autoritetet katalonase në Barcelonë.

Njëri prej udhëheqësve të fushatës për pavarësimin e Katalonisë, Oriol Hunkeras, ka deklaruar se Katalonia do të ndërpres pagesën e pjesës së vet të borxhit Spanjës, nëse pushtetarët në Madrid nuk bashkëpunojnë me autoritetet katalonase.

Hunkersa, që është kryetar i Partisë Katalonia Republikane, theksoi se një prej zgjidhjeve për grindjen mes Madridit dhe Barcelonës qëndron në borxhin publik të Spanjës,

Ai shtoi se Katalonia dëshiron të paguaj borxhin, por nënvizoi se kjo është e pamundur, ngase nëse qeveria nuk dëshiron të bisedojë, atëherë ekonomia katalonase nuk do të jetë në gjendje që të përfshihet në pagesën e borxhit publik të Spanjës.

Borxhi i Katalonisë ekonomikisht të fuqishme është 62 miliardë euro, respektivisht 6 për qind e borxhit të përgjithshëm të Spanjës.

Katalonasit në tetor anuluan referendumin për pavarësi, që ishte paraparë të zhvillohej më 9 nëntor, por atë ditë do të zhvillojnë një votim jozyrtar./Rtv21/

Lajme të ngjashme

Back to top button