Nostalgji

Jo shumë kohë më parë rrugët ishin të mbushura përplot me fëmijë, duke luajtur me litarë; copëza guri, druri a çeliku. E pikërisht zëri i këtyre lojërave të thjeshta  e shndërronte jetën e përditshme në një përrallë të këndshme.

Fëmijët rriteshin duke u shoqëruar me moshatarët e tyre. Të gjithë njerëzit ndjenin nevojën për ta vizituar njëri-tjetrin e për të biseduar gjatë, ose të paktën për një takim të shkurtër. I mbanin lidhjet farefisnore, duke pasur kohë të mjaftueshme për të kaluar së bashku. Ata e donin dhe ndihmonin njëri-tjetrin në çdo kohë. Kështu, për shembull, po të të kishte ndodhur të trokisje në derën e mikut për t’i kërkuar diçka, ai do të kishte qenë në gjendje të të jepte gjithçka që  mund të kishte në atë moment.
A e dini pse? Sepse askush nuk vuante nga e a.q. Penbiaphobioa– frika nga varfëria. Sepse ata të gjithë ishin të pasur me vlera- Bujaria ishte prioriteti i tyre dhe jo të ndërtuarit e shtëpisë më të madhe në rrethinë. Femrat ishin të turpshme, ndërsa meshkujt ishin të ndershëm. Ashtuqë temat e diskutimit nuk kishin asnjë lidhje me tradhëtitë bashkëshortore apo shkurorëzimet, e as me abortet. Nuk preokupoheshin me planifikimin familjar, por as nuk kryenin aborte të planifikuara. Thjeshtë duke qenë aq humanë, ndërgjegjja nuk mund t’i lejonte të vrisnin fetuset e tyre të pafajshëm; duke shfaqur gjithashtu edhe gatishmërinë për t’u përballur me jetën.
Përderisa nuk investonin në dukjen e tyre me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale, njëkohësisht dëshmonin besimin në bukurinë natyrore.  Ata ndoshta nuk kishin kaq shumë institucione edukative, por ishin të edukuar- të rinjtë i respektonin më të moshuarit, derisa të moshuarit i toleronin më të rinjtë. Incesti ishte dicka e panjohur, po aq e panjohur sa dhe tendenca për të ndryshuar gjininë. Nuk kishte spitale kaq të sofistikuara, por njerëzit ishin më të shëndetshëm. Duke mos u ankuar aspak por duke tentuar t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e tyre, njerëzit as që e njihnin termin e a.q. Papunësi.

Sigurisht në atë kohë njerëzit nuk i kishin mundësitë që solli me vete Globalizimi. Nuk kishte internet, telefona të mençur e as aplikacion virtual, por jeta ishte më pak stresuese. Gjyshërit tanë ndoshta nuk e kishin botën në duar, por ata prekën lumturinë. Po a nuk do të ishte e palogjikshme sikur po këta gjyshër të mos ndjejnë nostalgji për ditët e tyre të vjetra, të arta?!  Le të mundohemi t’i kuptojmë, të paktën!

Shkruan: Anesa Aliti, studente në Fakultetin Shkenca politike, diplomaci e gazetari në FON, Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button