Siguria në vende të punës le shumë për të dëshiruar

Sipas të dhënave zyrtare të Ispektoratit Shtetërorë për Punë  në tremujorin e parë të vitit janë regjistruar gjithsej 194 raste të lëndimit në punë, katër prej të cilave me pasojë vdekjen. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar rastet e lëndimeve dhe vdekjeve të punëtorëve në vend të punës shënojnë renie.

Sektorët si bujqësia, ndërtimtaria, minierat dhe transporti mbesin veprimtaritë ku regjistrohet numri më i madhë i lëndimeve dhe fatkeqësive.

Vitin e kaluar, në tre muajt e parë, janë regjistruar 243 raste të lëndimit në punë dhe 4 vdekje, njofton Zhurnal.

Numri relativisht i lartë i lëndimeve në punë ka çuar në një marrëveshje Qeverinë dhe Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë, që rezultoi me propozimin e ndryshimit dhe shtesave të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, që duhet të miratohen së shpejti nga Kuvendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button