Thaçi: Bashkësia ndërkombëtare do të godasë qeverinë

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në një intervist për Radio Rvropa e Lirë, thotë se bashkësia ndërkombëtare ngadal, por sigirt do të nxjerë shkopin  të cilin do ta përdorë kundër qeverisë së Maqedonisë.

Ai e ka vlerësuar kërkesën për përfshirjen e ekspertëve amerikanë në “Monstra”, si qesharake dhe një marketing politik.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Thaçi thotë sekërkesa për përfshirjen e ekspertëve amerikanë në “Monstra”, është  qesharake dhe  marketing politik. “FBI, sipas Kushtetutës së SHBA-së, funksionon vetëm brenda vendit, por jo dhe jashtë”, thotë Thaci.

I pyetur në lidhje me urimin që kreu i BDI-së Ahmeti i drejtoi me rastin e rizgjedhjes, Thaçi e quajti këtë gjest si një “cinizëm”.

“Mendoj se kjo hipokrizi politik nuk duhet të ekzistojë më në jetën politike. Publikisht, sillmi sikur të ishim më të mirët, por zoti Ahmeti dhe BDI përdorin lloj-lloj instrumente të palejueshme politike kundër meje. Ne vazhdojmë të sillemi racionalisht”, thotë Thaci, duke akuzuar BDI-në se ka organizuar incidentin e ndodhur në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Back to top button