Kozhufi e ndali hovin e Shkupit

Më në fund ndalet edhe skuadra e Shkupit, e cila kishte 11-të javë që nuk dinte për disfatë, ndërsa për të qenë kjo edhe më interesante, ka pësuar nga skuadra e Kozhufit, që më së paku ndoshta edhe ishte pritur.

Edhe pse Shkupi sikurse në të gjitha ndeshjet ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes, por duke mos arritur kësaj radhe që në asnjë moment të konkretizoj rastet. Dhe kur të gjithë pritnin që ndeshja të përfundojë për herë të parë pa gol të shënuar në duelin ku luante Shkupi, në minutën e 87-të, një goditje që dukej se do të përfundojë në vijën fundore, godet në shtyllë dhe ndryshoi kahje për të përfunduar në rrjetin e portierit Zendeli, i cili edhe në këtë ndeshje ishte në element pozitiv.

Drita e Bogovinës edhe njëherë ka zhgënjyer tifozët e vetë pasi në cilësinë e vendasit ka pësuar disfatë 1:2 nga ekipi Mlladostit. Golat u shënuan në pjesën e dytë, e së pari Kalanoski shënoi në minutën e 51 dhe më pas në minutën e 59 Igor Kleçkarovski. Betim Miftari për Ditën ka shënuan në minutën e 68, por duke mos arritur të bëjë asgjë më shumë se të zbutë rezultatin në 1:2.

Ekipi i Gostivarit kthehet kryelartë nga Gjorçe Petrovi duke luajtur me shifra të barabarta pa gola me ekipin vendas Makedonija Gj.P, ndërsa Vëllazërimi në përballjen me Euromilk ka pësuar 1:0. / Portalb /

Rezultatet e xhiros së 12-të:

Kozhufi – Shkupi 1:0
Makedonija Gj.P – Gostivari 0:0
Drita – Mlladosti 1:2
Euromilku – Vëllazërimi 1:0
Napredoku – Skopje 0:1

Renditja: Shkupi 31, Vëllazërimi 20,Mlladost 20,Gostivari 19, Skopje 15, Euromilk 14, Kozhuv 14,Drita 11, Makedonija GJP 10, Napredok 9 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button