Ramadani: Politikës shqiptare i ka dal tymi, partitë po vazhdojnë helmimin e qytetarëve

Ndotja e madhe e ajrit në rajonin e Pollogut ka ngjallur reagime të shumta në opinion. Sipas publicistit Ramadan Ramadani, partitë vetëm e vazhdojnë helmimin e qytetarëve dhe ndotin ambientin.

“Gjatë tërë viteve të politikbërjes shqiptare në Maqedoni kishte një gjykim, herë i drejtë e herë jo, se Tetova është qyteti rreth të cilit sillet politika për shqiptarët këtu. Me dështimin e fundit në lidhje me mosprolongimin e afatit për vendosjen e filtrave për pastrim të Jugohromit edhe simbolikisht politikës shqiptare këtu i ka dal tymi dhe partitë vetëm e vazhdojnë helmimin e qytetarëve dhe ndotin ambientin. Në mbrojtje të vetes këto parti mund vetëm të thonë se ja edhe ne vazhdojmë të rrimë me seli në Tetovë e së bashku po helmohemi?! Por, ngushëllimi i bën dobi vetëm të gjallëve”, – shkruan Ramadan Ramadani në rrjetin e tij social në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button