Dënime për kompanitë që nuk kanë vendosur kasat e reja fiskale me pajisje GPRS

Firmat që kanë fitim mbi 10 milion denarë në vit, restorantet, kafiterit dhe pompat e benzinës, dje kanë pasur afatin e fundit për të vendosur kasat e reja fiskale me pajisje GPRS.

“Nuk kërkohet vetëm ndërrimi i aparatit por kompania është e obliguar të ketë dy aparate që sërish paraqet rritje të harxhimeve të tyre. Ky aparat do të jetë arsye për të dënuar kompanitë”, deklaroi Arben Halili nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veri perëndimore.

Nga drejtoria për të ardhura publike informojnë se nga gjithsej 9 mijë kompani që kanë këtë obligim, 5 mijë nuk kanë blerë aparatet ndërsa atë e kanë blerë vetëm 3.900 kompani. Nga DAP thonë se të gjitha kompanitë që nuk kanë blerë kasat e reja fiskale, do të ballafaqohen me sanksione në të holla apo ndalesë të punës për kohë të përkohshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button