Dënime për familjarët dhe fqinjët nëse nuk paraqesin dhunën familjare

Të drejta më të mëdha për viktimat nga dhuna familjare parashikohen në ndryshimet e reja të Ligjit për mbrojtje dhe parandalim të dhunës familjare.  Në konferencën rajonale në Strugë janë prezantuar ndryshimet e fundit, ku parashikohet largimi i autorit nga shtëpia familjare dhe ti ndalohet qasja afër viktimës.

Gjithashtu sanksione janë parashikuar edhe për familjarët dhe fqinjët të cilët e dinë, por nuk e paraqesin dhunën familjare ndërsa risi do të jetë edhe shfrytëzimi ekonomik.

Sipas statistikave çdo e katërta grua në Maqedoni është viktimë e dhunës familjare.

Risi është edhe ajo që sipas ligjit institucionet obligohen të zgjidhin rastin me dhunë familjare brenda 24 orëve.

“Ne duhet të reagojmë me kohë dhe të ballafaqohemi me problemin me në kohën të shpejtë”, deklaroi Afërdita Imeri përfaqësuese e lobit të grave të Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button