Strootman-Romës: Dua të shkoj te United

Kevin Strootman del hapur. Mesfushori holandez u ka kërkuar drejtuesve të Romës që në merkaton e muajit Janar të lejojnë largimin e tij për te Manchester United.

24-vjecari po e merr veten nga një dëmtim i rëndë që pësoi Marsin e kaluar në një sfidë mes Napolit dhe Romës, megjithatë ky fakt nuk i ka penguar djajtë e kuq të interesohen për të marrë shërbimet e tij.

Strootman është një lojtar thelbësor në projektin e trajnerit të skuadrës kryeqytetase Rudi Garcia megjithatë mundësia për tu bërë pjesë e një klubi të madh si United dhe fakti që mund të punojë me bashkëkombësin e tij Louis Van Gaal kanë bërë që ish lojtari i Psv Eindhoven ta shprehë hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga verdhekuqtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button