Goditje – për Maqedoninë bëhet fjalë, protesta në Shkup

Në Shkup mbrëmë u mbajt protesta e ashtuquajtur e qytetarëve të pakënaqur me moton “Goditje – për Maqedoninë bëhet fjalë”. Protesta ka ardhur përmes organizimit dhe thirrjeve në rrjetet sociale me mesazhet “për politikat e gabuara të qeverisjes”.

“Ne duam shtet normal, mjaft me ndarje, për shkak se vendi ynë është në pyetje. Nuk duam që kreditë të na i shlyejnë brezat e ardhshëm, nuk duam një pushtet kleptokrat, duam fëmijët tanë të rrijnë këtu, duam gjyqësor jopartiak dhe joselektiv, duam universitet autonom, fati jonë të mos jetë në duart e komisarëve partiak, mafias urbane, duam liri të medias dhe shprehjes, zgjedhje të lira dhe të drejta të barabarta të qytetarëve”, theksoi Liljana Sacevska, një nga nismëtarët e protestës.

Ajo theksoi se qëllimi i protestës është që të përcillet mesazhi për ti thënë stop politikave të gabuara. Sipas saj, pas protestës nuk qëndron asnjë parti politike. Në protestën e mbajtur kanë marrë pjesë rreth 300 protestues, ndërsa është bërë thirrje për përkrahje më masive.

Lajme të ngjashme

Back to top button