LSDM: Qeveria nuk ka guximin as t’ju kërkoi falje pensionistëve për nënvlerësimin

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë dhe kryeministri Nikola Gruevski po manipulojnë me pensionistët dhe me qytetarët, në lidhje me rritjen e pensioneve.

Sipas partisë opozitare, njoftimet se pensionet do të rriten me 5 për qind, janë manipulime.

Deputetja socialdemokrate Juliana Siljanovska tha se me ndryshimet ligjore që i ka miratuar shumica parlamentare, është hequr dispozita që parasheh harmonizimin e vlerës së pensioneve me shpenzimet jetësore.

Ajo la të kuptohet se, në kushte kur shpenzimet jetësore po rriten vazhdimisht, pushteti do të rrisë pensionet me 5 për qind, në vend që t’i rriste ato në përputhje me shpenzimet e jetesës.

“Në këtë mënyrë, pushteti i Nikola Gruevski tregon një qasje të pasinqertë dhe të gënjeshtër ndaj pensionistëve. Realisht, me shfuqizimin e kësaj dispozite, rritja e pensioneve do të jetë jodomethënëse. Nëse merret parasysh rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe inflacioni i planifikuar prej 2 për qind për vitin e ardhshëm, atëherë është më se e qartë se pensionistët nuk fitojnë asgjë”, tha deputetja socialdemokrate.

Lajme të ngjashme

Back to top button