Liria me përkrahje të madhe nga Turqia

Përfaqësuesi i disa klubeve të mundjes në Turqi, Xhemal Shabangjë ishte në vizitë disa ditore në Maqedoni, ndërsa ai ka vizituar edhe klubin e mundjes Liria, si dhe fshatin Studeniqan, ku pas 15 viteve përsëri është riaktivizuar klubi i mundjes.

Para mundësve dhe drejtuesve të KM Liria, Shabangjë tha se ka dëgjuar fjalë të mira për klubin Liria dhe se bashkëpunimi i cili me këtë klub do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Kam ardhur këtu pasi kam dëgjuar shumë fjalë të mira për KM Liria. Ju kam parë në disa turne ndërkombëtare më keni pëlqyer me paraqitjet e juaja. Uroj të vazhdoni kështu por ju këshilloj të merreni pjesë më shumë në turne ndërkombëtare, sepse me pjesëmarrjet vetëm në turnet në Maqedoni nuk mund të arrini shumë”, tha Shabangji, prindërit e të cilit me prejardhje janë nga lagja e Nerezit të Shkupit, por para 110 viteve ata ishin larguar në Bursë të Turqisë.

Mundësit e klubit Liria me mysafirin nga Turqia Shabangjë
Mundësit e klubit Liria me mysafirin nga Turqia Shabangjë

Në ndërkohë, kryetari i KM Liria, Betim Vrenezi falënderoi Xhemal Shabangjë për vizitën që ia bëri klubit të tij duke thënë se pikërisht Shabangjë dhe kryetari i Bursës, Hamza Jelikaja klubit i kanë dhuruar dy dyshekë që tani i shfrytëzojnë mundësit.

Vrenezi tha janë vëllazëruar me qytetin e Bursës dhe pohoi se ata janë aleatët më të mëdhenj, ndërsa u kanë premtuar se në të ardhmen do t’u ndihmojnë atyre sepse janë mirë të informuar për KM Liria. Kryetari i KM Liria, Betim Vrenezi në emërm të klubit, Komunës së Çairit dhe kryetarit Izet Mexhiti i dhuroi një pllakat Xhemal Shabangjë dhe një libër të të ndjerit Mentaz Allajbegu, për të cilin Shabangjë tha se e kishte njohur personalisht dhe se tha ai do të mbetet në mendjen e tij sa të jetë gjallë. / Portalb /

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button