Skandaloze! Librat shqip nuk shpërndahen, ruhen në magazinën e MASH-it?!

Nga 897 libra të përkthyer prej projektit  “Përkthim i 1000 teksteve profesionale”, në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) kanë arritur vetëm mbi 100 tituj, edhe pse nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) thonë se përkthimi bëhet paralelisht, në dy gjuhët, maqedonase dhe atë shqipe.

Zëdhënësi i MASH-it, Goran Galevski vazhdon të pohojë se librat janë përkthyer po që nga USHT nuk kanë ardhur t’i marrin.

Në pyetjen e redaksisë së Portalbit se ku ndodhen librat dhe a mund t’i shohim, Galevski tha se ato ndodhen në magazinë.

“Titujt e përkthyer në gjuhën shqipe ndodhën në magazinën e MASH-it dhe presim që të vinë nga USHT për të bërë marrjen e tyre. Fatkeqësisht nuk lejohet hyrja në magazinë  për jot ë punësuarit e MASH-it, sepse në atë magazinë nuk janë vetëm materialet e kësaj ministrie”, tha për Portalb, Galevski.

E gjithë kjo mbase do të ishte një punë e mirë, sikur të dinim se KU janë librat e përkthyera në shqip?

Nga ana tjetër Selam Sulejmani, zëdhënësi i USHT-së thotë për Portalb, se nga MASH janë marrë gjitha librat që janë përkthyer në gjuhet shqipe dhe se numri i tyre gjithsej është mbi 100 tituj.

Deklaratat e MASH-it dhe e USHT-së janë të kundërta, shtrohet pyetja kush po gënjen këtu?, a do të thotë se nuk ka komunikim mes këtyre dy institucioneve?, çfarë po ndodh me librat shqip? /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button