fbpx

Muri prej lloçi

Sa herë që hapte gojën muri prej lloçi për të shprehur brengat e tij, dhimbjet e tij dhe formën se si po trajtohet prej shoqërisë, i zoti i shtëpisë ia mbyllte gojën me një material lloçi. Kështu po ndodh me shumicën e besimtarëve mysliman në Ballkan, po edhe në botë globalisht.

Ne po trajtohemi sikur ai muri prej lloçi që sa herë që hap gojën për të shprehur brengat, po na mbyllet e njëjta me një formë perfide. Dhe në fund nuk po guxojmë të ankohemi, pasi që në bazë të logjikës së sistemit demokratik ne, vetëm se jemi duke fituar një tretman të mirë.

Paramendo një shoqëri, ku për xhamitë e asaj shoqërie të flet dhe të vendos një ish-komunist, ose demokrat i kësaj kohe? Paramendo shoqërinë kur për fatin e shamisë së vajzave myslimane të vendos një frekuentuese e klubeve të natës? Dhe si mund të lulëzoj liria e shprehjes së ndjenjave dh besimit fetar në ato shoqëri ku tretmani është i tillë?!

Ne, myslimanët e Ballkanit, nuk dallojmë shumë prej myslimanëve të vendeve tjera të botës. Ndoshta gjendja jonë politike, ekonomike dhe sociale është edhe më keq se e tyreve atje. Ata kanë një përparësi prej nesh, pasi që e kanë të definuar armikun. Ai ka dal hapur, me mjetet e tij luftarake dhe po i lufton.

Sa mund të ndjehet i sigurt një mysliman shqiptarë ose tjetër në Maqedoni, me ligjet e këtij vendi që gjithmonë bien mbi kurriz të kësaj kategorie njerëzish? A nuk mund të dënohemi për terrorizëm pa pasur asnjë fakt të vetëm? A nuk mund të paraburgosemi pafundësisht pa u zhvilluar asnjë gjygj i vetëm mbi ne?

Askush në Ballkan nuk ka të drejtë që ta jetoj jetën sipas parimeve të Kur`anit Famëlartë dhe Sunnetit të Pejgamberit Muhammed. Nëse tenton që të jetoj në harmoni me këto parime, do të sulmohet nga institucionet e ndryshme, po edhe nga vet myslimanët-mercenar të mediumeve që për një kulaç fame janë shndërruar në bombë që shpërthen.

Edhe pse mundohesh që t`i respektosh ligjet e vendit tënd, prapë je në rend të dytë ose të tretë, dhe gjithmonë je delja e zezë e secilit pushtet. Çdo eksperiment që nis në Ballkan, për të keq, nis mbi kurrizin e myslimanëve.

Qasja islamofobe e shumicës së medieve tona, na jep të kuptojmë për qasjen e pushteteve të këtyre vendeve që kanë mbi Islamin dhe myslimanët shqiptarë e të tjerë. Ne, nuk mund të zhvillohemi as intelektualisht e as si shoqëri, ose si pjesë e shoqërisë, duke u përjashtuar gjithmonë prej kësaj shoqërie.

Përjashtimi është mjaft i dhimbshëm, por persekutimi është ende më shumë i dhimbshëm, i cili po kërcënon secilin mysliman shqiptarë.

Si i tillë, pra si mysliman shqiptarë, t`i nuk guxon të mendosh aspak për parimet e Islamit, por fenë mund ta jetosh vetëm në privatësinë tënde, duke u kujdesur në maksimum për të mos shqetësuar shoqërinë halloveniane.

Kjo luftë e pakuptimtë që është nisur mbi ne, si mysliman, duhet që të dënohet dhe ndërpritet. Të tjerët duhet ta kuptojnë se edhe ne kemi të drejtë t`i jetojmë të mirat e demokracisë dhe të përfitojmë prej atyre të mirave. Nëse duam zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë, patjetër që duhet t`i dëgjojmë brengat e njëri-tjetrit dhe të mundohemi që miqësisht t`i zgjidhim ato, pa persekutuar dhe përjashtuar asnjërin prej shoqërisë.

Shoqëria jonë është aq e gjerë sa ka vend për të gjithë.

Tags

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close