Axhiev: Kemi të drejtë ti lustrojmë personat e vdekur

Pjesa më e madhe e zyrtarëve publik në këtë kohë, janë thuajse qytetarë të rinj të cilët objektivisht nuk kanë mundur të bashkëpunojnë me shërbimet sekrete, thotë kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve, Tome Axhiev, në intervistë për “Radio Evropa e Lirë”. Sipas tij, Komisioni ka të drejtë ligjore që t’i inspektuar ish-funksionarët dhe personat e vdekur.

“Nuk është vetëm ky qëllimi i lustrimit, por edhe logjikisht është që më shumë të ketë ish-funksionarë, sepse pjesa dërmuese e dosjeve të shërbimeve sekrete janë të punuara në periudhën që ka kaluar, në ish-sistemin e kaluar, tha Axhiev në intervistë.

Axhiev thotë se akademikët e ASHAM-it, kanë publikuar emrin e akademikut të vdekur e të lustruar, shkrimtarit Sllavko Janevski, me qëllim që të ngritet pluhur.

“Unë mendojë se këtë e bënë më shumë Akademia. Për të ngritur pluhur ashtu siç u ngrit, siç thoni ju që u ngrit pluhur, e për t’i bërë shtypje Komisionit që ta ndërpresë këtë proces që të mund të shpëtojnë nga kjo punë, megjithatë, përsëri do të them, Komisioni punon në bazë të ligjeve dhe me dokumentet që i ka në dispozicion. Në dokumentet të cilat i ka në dispozicion Komisioni për ata dy njerëz, janë gjetur dokumente dhe ndërkohë janë të publikuara ku shihet se në një periudhë kohore kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete dhe asgjë më shumë”, shtoi Axhiev.

“Ne e shqyrtojmë çdo kritikë, qoftë ajo qëllim mirë apo qëllim keq, megjithatë çdo kush që kritikon duhet të dalë me argumente të kundërta. Le të urdhërojnë të gjithë, le të japin argumente të kundërta se Komisioni ka bërë në mënyrë tendencioze këtë dhe këtë, këtë e ka shpifur, këtë e ka shtruar, këtë e ka falsifikuar, le të urdhërojë, le ta nxjerrin. Nëse gjejnë se qoftë edhe një presje është bërë në kundërshtim me ligjin, ne do të mbajmë përgjegjësi. Por unë garantoj se Komisioni punon në bazë të ligjit dhe dokumenteve që i pranon nga katër institucionet kompetente dhe asgjë më shumë. Ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë nga ajo çfarë gjendet në dokumente dhe të zbatojmë procedurë, përkundrazi, gjithçka çfarë gjendet në dokumenta ne mund të zbardhim, ato ekzistojnë”, deklaroi Tome Axhiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button