Të papunët 35 për qind kontribute për honorare, funksionarët të paprekur

Nga një janari në llogari të qeverisë do të shkojnë 35 për qind e çdo honorari për kontratë në vepër ose të drejta autoriale. Kjo nuk vlen për ata që janë sportist të njohur, funksionar dhe gjykatës.

Ata të cilët kanë të ardhura në formën e honorareve do të ballafaqohen me një situatë të tillë ku nga shuma e honorarit do t’i merret jo vetëm tatimi personal ashtu siç ishte deri më tani me vlerë prej 10 përqind, por edhe të dhena tjera për sigurimin pensional invalidor dhe sigurimin shëndetësorë që do të thotë se do të arijë shumën e të dhënave në masën 35 për qind.

Kontribute do të jepet për honoraret që kalojnë nivelin e rrogës mesatare prej 9.500 denarëve.

Për të arritur këtë qëllim njëherësh janë ndryshuar pesë ligje: Ligji për punë, për kontributet për sigurimin social, sigurimin pensionalo invalidorë, për shëndetësi dhe Ligji për  punësim dhe sigurim në rast të papunësisë. Të gjitha këto ndryshime të ligjeve janë sjellë me procedurë të shkurtuar dhe janë bërë të plotëfuqishëm me shpalljen e tyre në Gazetën Zyrtare.

Arsyetimi i qeverisë dhe i Sindikatave për ndryshimin e këtyre ligjeve  ishte se më to praktikisht do të stimulohet punësimi sipas metodave të vendeve tjera evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button