Alex Gerrard shkëlqen në festën e Steven

Liverpool ka organizuar dje një festë në nder të Steven Gerrard. Kapiteni legjendar i “The Reds” festonte dje 15-vjetorin e tij me klubin nga “Anfield Road” dhe për këtë arsye u organizua miqësorja kundër Olympiacos e fituar 2-0 nga anglezët.

U zgjodh pikërisht klubi grek pasi ndaj tyre Gerrard ka realizuar një prej golave më të bukur të karrierës së tij të lavdishme.

Por festa i kaloi caqet e futbollit. Në stadium ishin të pranishëm shumë personazhe vip dhe mes tyre nuk mund të mungonte bashkëshortja e tij Alex Gerrard.

Alex, 30-vjeçe, tërhoqi vëmëndjen e të gjithë me sharmin e saj por edhe me fjalët e saj për Steven duke u shprehur se e gjithë familja krenohet me të. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button