Fillon edicioni i ri i Ligës së Parë

Sot fillon edicioni i 22-të i kampionatit të futbollit në Maqedoni, me ndeshjet e xhiros së parë të sezonit garues 2013/2014, e ku do të garojnë 12 ekipe të Ligës së parë. 

Skuadra e Vardarit që sezonin e kaluar u shpall kampione, mbrojtjen e titullit e fillon përballë skuadrës së rikthyer në elitën e futbollit, Makedonija Gj.P, skuadër kjo që tre vite ishte jasht ekipeve më të mira të Maqedonisë. 

Debutuesja në Ligën e Parë, Gostivari ndeshjen e parë historike do ta ketë në teren vendas, ku do të ketë përballë Bregallnicën e Shtipit. Shkëndija në Tetovë takohet me Horizontin, ndërsa pas ardhjes së sponsorit të ri, “Ecolog”, skuadra edhe pse ka kthyer numër të madh të futbollistëve, trajneri i ri Gjore Jovanovski nuk do të ketë mundësi që një numër të konsiderueshëm të tyre ti inkuadrojë në këtë ndeshje. Ekipi i Renovës që edhe këtë sezon udhëhiqet nga trajneri Qatip Osmani, është mysafire e Napredokut në Kërçovë. 

Metalurgu-Rabotniçki është derbi i xhiros së parë, ndërsa Pelisteri në Manastir përballet me debutuesin në Ligën e Parë, Euromilkun. Sezoni i ri pritet të jetë shumë interesant, për vetë faktin se në fund të kampionatit katër ekipe do të largohen nga Liga e Parë, e cila nga viti i ardhshëm do të numërojë 10-të. 

Të gjitha ndeshjet e xhiros së parë fillojnë në orën 18:00, në përjashtim të duelit që luhet në Arenën |Filipi i Dytë”, ku Vardari dhe Makedonija Gj.P., ndeshjen e luajnë në orarin e mbrëmjes duke filluar në orën 20:00.

Ja dhe të gjitha dyshet e xhiros së parë:
Shkëndija – Horizonti
Napredoku – Renova
Gostivari – Bregallnica
Vardari – Makedonija Gj.P.
Metalurgu – Rabotniçki
Pelisteri – Euromilku

Lajme të ngjashme

Back to top button