Publikohet ranglista e hartuar sipas suksesit të kandidatëve për administratorë

Agjencia e Administratës ka publikuar ranglistën me emrat e kandidatëve, që kanë aplikuar në konkursin e shpallur nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në ranglistën e publikuar, janë gjithsej 450 kandidatë që kanë dhënë me sukses provimin e nevojshëm dhe renditen në kategorinë për vendin e punës “Bashkëpunëtor i ri për strategji, planifikim dhe ndjekje”. për këtë vend pune duhet të pranohen 150 administratorë, kurse 90 administratorë janë ranguar në konkursin për vend pune “Referent i ri për strategji, planifikim dhe ndjekje”, ku ka 30 vende të lira. 

Renditja e kandidatëve është bërë sipas rezultateve të arsimit, provimit për nëpunës shtetëror dhe intervistës. SIOFA nuk ka p recizuar nëse pranimi i administratorëve do të bëhet sipas asaj se si janë radhitur në këto rang lista.

Lajme të ngjashme

Back to top button