Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria nënshkrujanë deklaratë për korridorin 8

Ministrat e Transportit të Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë kanë nënshkruar sot në Sofje një deklaratë me të cilën angazhohen që Korridori 8 të bëhet në nga prioritetet e Bashkimit Evropian.

Me Deklaratën e nënshkruar sot, tre shtetet marrin përsipër zbatimin e projekteve për ndërtimin e këtij korridori ndërkombëtar që kalon nga Bullgaria, Maqedonia Perëndimore dhe Shqipëria.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski tha se, me Deklaratën e nënshkruar, tre shtetet do të angazhohen që Bashkimi Evropian ta përfshijë Korridorin 8 në prioritetet e saj.

“Dua të theksoj se në Maqedoni po ndërtohen tashmë dy autostrada të Korridorit 8. Këtë vit kemi nisur me punë në një nga segmentet e lidhjes hekurudhore me Bullgarinë, që do të thotë se po punojmë aktivisht në realizimin e projekteve që lidhin Maqedoninë dhe Bullgarinë”, tha Janakieski.

Ai theksoi edhe  rëndësinë e ndërtimit të hekurudhës deri në Shqipëri, si dhe për lidhjen e plotë hekurudhore, në kuadër të Korridorit 8, mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button